Cahill largohet nga Chelsea, zgjedh rivalin e Premierligës

Gary Cahill është shfaqur si futbollist i kërkuar nga menaxheri i Man Utd, Jose Mourinho.

Sport

18/07/2018 11:32

Gary Cahill mund të largohet nga Chelsea, duke iu bashkuar një rivali të madh nga Premierliga.

Daily Star shkruan se mbrojtësi anglez është shfaqur si futbollist i kërkuar nga menaxheri i Man Utd, Jose Mourinho.

“Special One” dëshiron ta përforcojë mbrojtjen për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Cahill është objektiv i ri i strategut të ekipit nga Old Trafford. /Lajmi.net/