‘BUU’ – Kampanja e re e Interit për të luftuar racizmin

Inter ka nisur një iniciativë për luftimin e racizmit, duke lansuar kampanjën ‘BUU’.

Sport

18/01/2019 15:34

Kampanja ‘BUU’ (Brothers Universally United’ është fushatë e iniciuar nga Interi kundër thirrjeve raciste.

Kujtojmë se Inter është dënuar së fundi për kore raciste të tifozëve ndaj mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, duke mbyllur stadiumin për dy ndeshjet e ardhshme.

Zikaltërit, përmes kësaj kampanje ku janë pjesë edhe presidenti i skuadrës Steven Zhang, ish kapiteni Javier Zanetti, kapiteni Mauro Icardi, Luis Figo dhe Samuel Eto’o, kërkon që ‘BUU’ të mos thuhet më me gojë nga tifozët, por të shkruhet, duke i dhënë kësaj një kuptim krejt tjetër./Lajmi.net/