Busquets: Ky është trajneri më i rëndësishëm në karrierën time

Sergio Busquets ka thënë se trajneri Pep Guardiola, ka qenë shumë i rëndësishëm në karrierën e tij.

Sport

14/05/2018 19:56

Mesfushori spanjoll në një intervistë për ‘Bein Sport’, ka veçuar punën e tij nën drejtimin e Guardiolas.

Trajneri spanjoll ia kishte besuar mesfushën Busquetsit sa ishte pjesë e Barcelonës, duke ia zënë vendin Yaya Toures.

“Pep Guardiola ka qenë trajner i rëndësishëm për mua, ka qenë vendimtar në karrierën time”, ka deklaruar Sergio Busquets./Lajmi.net/