Burrat hekurosen sot në Prizren

  Sot, më 8 korrik në Prizren u organizua performanca publike “Burrat hekurosin”, ku nëpërmjet kësaj performance FEMaktiv synon t'i sfidon rolet tradicionale gjinore. 

Lajme

08/07/2017 15:36

Nrja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave. Përveç kësaj punët e shtëpisë ende vazhdojnë të përceptohen si obligime që i takojnë vetëm grave.

Andaj nëpërmjet kësaj performance publike FEMaktiv synon ti sfidon rolet gjinore duke e dhënë mesazhin që punët e shtëpisë nuk janë obligime që i takojnë vetëm grave. Punët e shtëpisë janë obligime që duhen të ndahen në mënyrë të barabartë në mes të grave dhe burrave – pa dallim gjinie.

Arritja e barazisë gjinore në jetën private është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore në jetën politike dhe publike duke i dhënë fund stereotipeve gjinore.

FEMaktiv  është Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit. /Lajmi.net/

4-2