Bunjaku takohet me De Biasin

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku është takuar me selektorin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, me të cilin kanë biseduar edhe për të ardhmen e futbollistëve kosovarë të Kombëtares.

Sport

18/05/2014 17:21

Ashtu siç pritej, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku është takuar të dielën me selektorin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

Trajnerët kanë ngrënë drekë në Tiranë, ndërsa kanë biseduar për shumë çështje, përfshirë këtu edhe të ardhmen e futbollistëve kosovarë të Kombëtares shqiptare, disa prej së cilëve janë të pavendosur nëse do të luajnë për Shqipërinë apo për Kosovën në të ardhmen.

Ditë më parë, trajneri italian kishte kërkuar nga futbollistët kosovarë që luajnë për Shqipërinë, të jenë më të vendosur dhe të mos kërkojnë të luajnë miqësore me Kosovën e në ndeshje zyrtare me Kuqezinjtë.