Bufi i rrallë i dëborës filmohet nga kamera e trafikut (Video)

Kamerat mbikëqyrëse të trafikut kapën këtë fotografi mahnitëse të një bufi dëbore në fluturim mbi autostradën në Montreal, në provincën Quebec të Kanadasë.

Fun

11/01/2016 13:49

Kamera filmoi disa momente të bufit ngjyrë bardhë e zi më 3 janar 2016, teksa ai fluturoi pranë saj.

Ministri i transporteve të Quebec, Robert Poëti, postoi fotot e bufit të rrallë në Twitter duke thënë: “Buf i mrekullueshëm dëbore, u filmua nga kamerat mbikëqyrëse në rrjetin rrugor A-40 në perëndim të MTL”.

YouTube player