Buffon: Nuk kalova tek PSG për shkakun e parave

Largimi i Gianluigi Buffon nga Juventus ishte një nga momentet më emocionuese të 2018.

Sport

31/12/2018 18:59

Gardiani italian u largua nga Serie A, për t’iu bashkuar kampionëve të Ligue 1, Paris Saint Germain.

Buffon në një intervistë të tijën ka insistuar se këtë kalim ai nuk e bëri për hir të parave.

“Së pari, unë nuk ndikohem nga ato çfarë thonë të tjerët. Unë kurrë nuk do të bëja diçka vetëm për paratë. Nëse do ta bëja atë, do ta bëja shumë kohë më parë” ka thënë italiani, transmeton lajmi.net.

“Paratë janë me rëndësi – Janë diçka që të sigurojnë jetesë më të mirë, por nuk e bëra për këtë” ka thënë ndër të tjerash ish portieri i Juventus.

Buffon tutje ka thënë se po i ndihmon edhe portierët e rinj të PSG që të përmirësohen më shumë. /Lajmi.net/