Buffon në bisedime të avancuara me skuadrën e madhe evropiane

Gianluigi Buffon mund të transferohet në Ligue 1 te PSG.

Sport

21/05/2018 16:25

Kapiteni i Italisë i ka dhënë fund aventurës 17 vjeçare te Juventusit fundjavën që shkoi.

40 vjeçari ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, duke e lënë të hapur mundësinë për të vazhduar karrierën.

Mediet në Itali raportojnë se Buffon është në bisedime të avancuara me PSG-në.

Sipas këtyre raportimeve, Buffon do të përfitojë deri në shtatë milionë euro te kampionët e Francës./Lajmi.net/