Buffon: Ky ishte momenti kur e mendova pensionimin nga futbolli

Gianluigi Buffon ka thënë se e ka menduar pensionimin kur është përballur me Federico Chiesan, të birin e ish bashkëlojtarit të tij, Enrico.

Sport

05/01/2019 15:57

Federico ka lindur në tetor të vitit 1997, në kohën kur Enrico luante me Buffonin te Parma.

Ai debutoi në Serie A me Fiorentinën në vitin 2016, në një ndeshje kundër Fiorentinës.

“Për herë të parë kur u përballa me Chiesan, isha i çorientuar. Ishte hera e parë kur luaja kundër djalit të një ish bashkëlojtari, dhe mendova se ka ardhur koha për t’u pensionuar”, ka deklaruar Buffon, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, pak kohë më vonë, Buffon edhe te PSG u përballë me djalin e ish një bashkëlojtari, kur u përballë me Marcus Thuram, djalin e Lilian Thuram./Lajmi.net/