Buffon konsideroi qëndrimin në Serie A

Vera e kaluar ndau rrugët e Gianluigi Buffon dhe Juventus.

Sport

02/11/2018 16:52

Sipas “Sky Italy”, Gianluigi Buffon kishte konsideruar qëndrimin e tij në Itali, para kalimit në Ligue 1, ku u bashkua me Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Buffon ka kaluar gjithë karrierën e tij në Serie A, me Parmën dhe Juventusin, para nënshkrimit me PSG.

Italiani ka një kontratë një vjeçare me skuadrën kampione në fuqi të Francës.

“Mund të kisha konsideruar diçka “romantike” si Parma apo Genoa. Edhe Lazio do të kishte qenë opsion i mirë, sepse tifozët e Lazios gjithmonë më kanë trajtuar si kampion” ka thënë Buffon.

“Por në fund kam besuar se zgjidhja më e mirë ishte largimi nga Italia” ka përfunduar super portieri italian.

Aventura e Buffon në Francë ka filluar për mrekulli, me skuadrën që është afër rekordit për më së shumti fitore radhazi në fillim të sezonit, në top 5 ligat evropiane. /Lajmi.net/