Budva e shtrenjtë: Ja sa kushton një shampanjë, shijojeni atë të 6.000 eurove! (Video)

A mendoni se janë reale çmimet e shampanjave të fqinjëve tanë? Çmimi i një shisheje me shampanjë në njërën nga diskotekat e Budvës, që është e njohur për performansat e DJ-ve dhe yjeve të regjionit, mund të shkoj deri në 6.000 euro.

Fun

25/06/2015 15:04

“Bollinger 007” është brend që veçohet nga pijet tjera, dhe njëherit simbol i sofistikimit dhe joshjes së gjinisë së kundërt, transmeton lajmi.net.

Emrin e ka marrë nga filmi tashmë i popullarizuar “James Bond”, që para disa viteve u xhirua pikërisht në këtë qytet.

Por pa marrë parasysh se sa ka kushtuar prodhimi i saj që bart këtë emër dhe historinë e filmit të gjatë 50-vjet, ndoshta fqinjët tanë nga Mali i Zi e kanë “mbivlerësuar paksa” vlerën e saj.

Nëse dëshironi të kënaqeni me shijen e kësaj pije ekskluzive na bregdetin malazez, duhet të ndani plotë 6.000 euro.

aa

Ndërkaq me rastin e 50-vjetorit të filmit të “James Bond-it”, është prezantuar seria e kufizuar e kutisë në të cilën gjendej “Bollinger 002 for 007”, çmimi fillestar i të cilës shkonte nga 155-190 euro.

Por ju vlerësojeni vetë se sa janë reale çmimet e fqinjëve tanë. (lajmi.net)

YouTube player