Britanikja që u ndalua të votojë në referendum

Teresa Hicks quhet gruaja që shihni në foto. Ajo është 68 vjeçe dhe është gruaja e vetme që u kthye mbrapsht nga administratorët e qendrës së votimit në Britani.

Fun

24/06/2016 18:06

Pra kjo grua nuk u lejua dhe arsyeja është fare e thjeshtë, veshja e saj kjo që ju shihni në foto ishte e papërshtatshme.

“Një burrë erdhi dhe më tha se nuk mund të votoja, sepse veshja ime ishte e papërshtatshme. Ndërsa unë iu përgjigja, nëse do të ndalohej të votonte dhe një grua e veshur me burka?”, ka thënë ajo.

68-vjeçarja e mbështeste largimin e Britanisë nga BE-ja dhe mbante në krah flamurin e njohur si Union Jack si dhe në dorë një tabelë për të votuar largimin e Britanisë nga BE-ja.