Britania, vendi i parë në botë që do të hapë ‘shkollë virtuale’

Britania ka në plan që të themelojë një “shkollë virtuale” vitin e ardhshëm, e cila do të mundësonte që qindra nxënës të marrin mësimet e shkollës duke qëndruar në shtëpi.

Auto & Tek

29/11/2014 16:24

Në propozimet e paraqitura në Departamentin e Arsimit, shkolla do të mundësonte që fëmijët të kenë qasje në një web-klasë të bazuar çdo mëngjes dhe kështu të mësojnë nga aty për katër orë në ditë.

Shkolla virtuale është ide e Trustit të Shkollave Edukuese Wey, të cilët do të ofrojnë mësime për nxënësit deri në moshën 19 vjeçare, me rreth 100 fëmijë të regjistruar në çdo grup të vitit, transmeton Lajmi.net.

Departamenti ka bërë kohët e fundit një kërkesë të dytë për financim shtetëror nga trusti, të cilët pretendojnë se klasa virtuale do të zhdukte çdo problem të sjelljeve të shoqëruara në mjedise tradicionale të klasave.

Studentët pritet t’i ndjekin mësuesit nga distanca, dhe çdo pyetje mund të ngrihet qoftë përmes sistemit audio apo nëpërmjet shërbimit të mesazheve me tekst, transmeton Lajmi.net.

Kjo shkollë virtuale pritet që tu kërkojë fëmijëve të hynë në web-klasën në orën 9:15, për të marrë pjesë në një seancë ngrohëse deri para se mësimet të fillojnë zyrtarisht në orën 9:30, me një korrikul të plotë.

Nxënësit më të rinj do të përfundojnë mësimin ditor në orën 13:00, përderisa ata më të moshuar do ta përfundojnë atë në 13:45.

Edhe pse “Wey Ecademy” do të bëhej shkolla e parë shtetërore virtuale, një shkollë private virtuale e quajtur InterHigh tashmë operon që 10 vite në Britani, dhe aktualisht kushton 2,340 funte angleze çdo vjet.