Brazili s’ka numër 9

Katër muaj para fillimit të Kampionatit botëror, selektori i Brazilit Luiz Felipe Scolari ende nuk ka gjetur një futbollist ‘numër 9’ të denjë për të udhëhequr repartin sulmues të skuadrës së tij. Dhe, nga shteti nikoqir i garës ndërkombëtare të kësaj vere vjen një lajm i befasishëm se kandidat për të zëvë vend në skuadër,…

Sport

21/02/2014 20:15

Katër muaj para fillimit të Kampionatit botëror, selektori i Brazilit Luiz Felipe Scolari ende nuk ka gjetur një futbollist ‘numër 9’ të denjë për të udhëhequr repartin sulmues të skuadrës së tij.

Dhe, nga shteti nikoqir i garës ndërkombëtare të kësaj vere vjen një lajm i befasishëm se kandidat për të zëvë vend në skuadër, është sulmuesi i mirënjohur Adriano.

“Nuk kemi një titullar të sigurt në sulm siç ishte Ronaldo më 2002”, deklaroi Scolari gjatë një konference për shtyp duke i dhënë shpresë Adrianos.

Selektori i Brazilit në rast të aktivizimit të Adrianos duhet t’i rezistojë presionit të madh të tifozëve dhe medieve, duke pasur parasysh se sulmuesi sapo është kthyer në fushë pas një pushimi të konsiderueshëm prej dy vjetësh, dhe zhvilloi disa minuta lojë për skuadrën e tij të re Atletico Paranaense në Copa Libertadores.

Fred ka qenë qendërsulmuesi kryesor i Brazilit në periudhën e fundit por ai nuk është në formën e duhur. Kandidat është edhe anëtari i Atletico Mineiros, Jo.