Botërori i Gerrardit

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ëhstë i bindur se Steven Gerrard nuk do të lejojë që dëshpërimi nga Premierliga të ndikojë tek ai, gjatë Kampionatit botëror në Brazil.

Sport

17/05/2014 12:47

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers beson se Steven Gerrard nuk do të lejojë që rrëshqitja e tij fatkeqe të ndikojë në formën e tij për Anglinë në Kampionatin botëror.

Rodgers pranoi se kapiteni i Reds ka qenë “shumë i ashpër me veten” pas gabimit të tij që i lejoi Chelseas të shënojë golin e parë në fitoren 2:0 në Anfield që pati ndikim të madh në garën e humbur për titull të kampionit në Premierligë.

Por, Rodgers beson se kapiteni i Anglisë është i madh sa duhet për ta lënë dëshpërimin pas vetes me kohë për duelin e parë kundër Italisë në Brazil. “Nuk kam fare brenga”, deklaroi Rodgers.

“Mendoj se Steven do të shkojë atje dhe do të mendojë për sezonin e mrekullueshëm që kemi kaluar. Ai ka qenë shumë i ashpër me veten sa i përket rrëshqitjes. Por, ai moment nuk ishte ai që na kushtoi me titull. Janë ndeshjet që i fituam, 5:3 ndaj Stoke, 6:3 ndaj Cardiff, pastaj 4:3 në shtëpi kundër Swanseas, tjetër tre gola të pranuar”.

“Ai do të jetë i gatshëm të luftojë sërish dhe do të luajë rol kyç. Ai do të marr vetëbesimin në Botëror”, përfundoi Rodgers.