Bosnja – Austria, rekord nga Dzeko

Rekord nga sulmuesi Edin Dzeko te Përfaqësuesja e Bosnjës e Hercegovinës.

Sport

12/09/2018 07:36

Edin Dzeko ka arritur një rekord të rëndësishëm me ekipin e Bosnjës e Hercegovinës.

Sulmuesi realizoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1:0 ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.

Por, përveç golit ai bëri paraqitjen me të cilën u bë futbollisti me numrin më të madh të ndeshjeve të zhvilluara me skuadrën e Bosnjës, përcjell “lajmi.net”.

Dzeko me 95 ndeshje tejkaloi ish mbrojtësin, Spahic. /Lajmi.net/