Boruc show

Detyra kryesore e një portieri është të përkujdeset të mos pranoj gol. Mirëpo, këtë duket se e harroi numri 1 i Southamptonit, Artur Boruc i cili kishte në mendje diçka tjetër. Portieri polak me gjasë deshi të tregojë se përveç pritjeve di të bëjë edhe diçka më shumë. Mirëpo, nëse në lojë me duar është…

Sport

23/11/2013 16:02

Detyra kryesore e një portieri është të përkujdeset të mos pranoj gol.

Mirëpo, këtë duket se e harroi numri 1 i Southamptonit, Artur Boruc i cili kishte në mendje diçka tjetër. Portieri polak me gjasë deshi të tregojë se përveç pritjeve di të bëjë edhe diçka më shumë.

Mirëpo, nëse në lojë me duar është i suksesshëm atëherë me këmbë mund të themi se është i tmerrshëm.

Në minutën e 22-të të ndeshjes kundër Arsenalit, ai pranoi një top mbrapa dhe kishte kohë të mjaftueshme për ta larguar atë mirëpo me siguri se nuk e di as vet se çka deshi të bënte me të, u pështoll dhe i mundësoi sulmuesit Olivier Giroud që me lehtësi të shënojë për epërsinë 1:0 të Arsenalit.