Bombë nga Inter, mendohet rikthimi i Mourinhos

Inter po mendon ta bëjë befasinë dhe ta rikthejë në stol portugezin Jose Mourinho.

Sport

16/12/2018 12:00

Sipas “The Express”, ata janë të gatshëm t’i japin mundësinë atij për një rikthim dramatik në “Guiseppe Meazza”, transmeton lajmi.net.

Trajneri aktual, Luciano Spalletti do të jetë jashtë kontratës në fund të këtij sezoni, dhe “Nerazzurrët” janë të pasigurt sa i përket çështjes së vazhdimit të kontratës.

Për këtë arsye, Inter po shqyrtojnë disa emra për të zëvendësuar Spallettin në stolin “zi kaltër”.

Përveç Jose Mourinhos, ndër emrat e përmendur është edhe ai i Antonio Conte. /Lajmi.net/