“Bombardon” Mourinho, merr yllin e Madridit për 54 milionë funte

Jose Mourinho ka vendosur për përforcimin e parë të madh në Manchester United.

Merkato

30/05/2016 10:46

Portugezi iu ka komunikuar drejtuesve të klubit kërkesën për transferimin e futbollistit të Ateltico Madridit, Saul Niguez.

Sipas “Daily Star”, United është gati të ofrojë 54 milionë funte për shërbimet e Niguez, i cili ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me “Los Colchoneros”, përcjellë “Lajmi.net”.

Mbetet të shihet vendimi i Atelticos, që tani ka shumë probleme tjera, pasi që pos disa ofertave për yjet e skuadrës, pranë largimit është edhe trajneri Diego Simeone.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.