“Bomba” e janarit: Arsenal dhe Bayern shkëmbejnë super yjet

Skuadra e Arsenal dhe ajo e Bayern Munich janë afër marrëveshjes për “bombën” e afatit kalimtar të janarit.

Sport

20/01/2019 11:42

Gjigantët evropian po mendojnë që të shkëmbejnë dy super yjet e skuadrave, Mesut Ozli dhe James Rodriguez, raporton “Don Balon”, transmeton lajmi.net.

Ylli kolumbian i cili luan në formë huazimi tek Bayern, kartonin e të cilit e mbanë Real Madrid, është thënë se mund të kthehet para kohe në Madrid, pasi është i pakënaqur në Spanjë.

Gjithashtu, Mesut Ozil po kalon në një nga sezonet më të dobëta në karrierën e tij, pasi nuk po përshtatet me Unai Emery.

Londinezët po shpresojnë që Bayern të pajtohen për mundësinë e shkëmbimit Ozil – James. /Lajmi.net/