‘Bomba’ e ditës: PSG detyrohet të shes Mbappen ose Neymarin

Kylian Mbappe dhe Neymar mund të mos vazhdojnë partneritetin sezonin tjetër te PSG.

Sport

08/12/2018 12:53

Kështu së paku raporton gazeta më e njohur franceze, L’Equipe, që thotë se PSG mund të shesë njërin nga dy sulmuesit kryesor të skuadrës gjatë verës, për t’i ikur sanksionimit nga UEFA.

Financial Fair Play është në monitorim të klubit që prej se PSG solli në Paris brazilianin dhe francezin në verën e vitit 2017, përcjell ‘lajmi.net’.

Kjo ka bërë që PSG ta mendojë shitjen e njërit prej tyre, dhe mundësit që Mbappe të largohet janë më të mëdha, pasi çmimi i shitjes së tij mund të jetë më i madh.

PSG në verën e vitit 2017 shpenzoi 222 milionë euro për transferimin e Neymar nga Barcelona, dhe 180 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco./Lajmi.net/