Bojan: Enrique më shkatërroi te Roma

Ish-lojtari i Barcelonës, Bojan Krkic ka thënë se trajneri aktual i Blaugranëve, Luis Enrique e ka shkatërruar atë për sa kohë ishte te skuadra italiane, Roma.

Sport

21/06/2015 18:44

Bojan Krkic nuk ka pasur fjalë të mira për Enriquen, duke thënë se ishte pikërisht ai që e ka shkatërruar karrierën e tij te Roma.

Krkic deklaroi se ishin taktikat e Enriques ato që e humbën shkëlqimin e karrierës së tij te skuadra italiane, Roma.

“Unë më në fund po luaj në rolin tim, jo sikurse në Itali. Unë jam një sulmues. Më së largu mund të luaj prapa sulmuesve, por jo një anësor”, u shpreh Krkic.

“Luis Enrique nuk më njihte mirë, unë kalova një vit të komplikuar pune me të”, shtoi tutje Krkic.