Boateng: Napoli – Real Madrid, kjo mund të ndodh në San Paolo

Kevin Prince Boateng beson në rikthimin e Napolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/03/2017 09:21

Kevin Prince Boateng beson se Napoli ka mundësi ta përmbys disavantazhin 3:1 në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Kam luajtur kundër Napolit në San Paolo dhe fitoret janë të vështira”, deklaroi Boateng për “Fox Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Mund të ndodh gjithçka. Nëse Napoli është në formën e dëshiruar dhe luajnë siç dinë, mund ta mposhtin Real Madridin dhe t’i dërgojnë në  shtëpi”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6