BMW prezanton modelin M4 CS që ka 460 kuajfuqi (Foto) – Lajmi.net
BMW prezanton modelin M4 CS që ka 460 kuajfuqi (Foto)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 0:59, 21 April 2017
Modelin e ri M4 CS, që duket sikur të jetë makinë për pista garash, BMW e ka prezantuar në Shangai Auto Show 2017 që po zhvillohet në Kinë.

Vetura sportive dhe luksoze që ka 460 kuajfuqi ishte, ishte parë teksa testohej nën shtresën për kamuflazh në Nurburgring dhe ishte parashikuar se do të jetë mjaft e shpejtë, transmeton Telegrafi.

Me fuqinë nën kapak dhe strukturën e lehtë, makina i ka arritur pritjet meqë prej qëndrimit në vend deri në 100 kilometra në orë, ia del të arrijë për 3.9-sekonda.

Regjistrimet për të blerë këtë veturë kanë filluar që tani, ndërsa të vetmet tremijë njëri të serisë, do të dërgohen te blerësit në fund të vitit.

Pritet të shihet nëse ky model, do t’ia kalojë paraardhësit M4 GTS që 700 njësi i ka shitur brenda muajit.

Fjalët kyçe: BMW M4

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble