BMW i8 Protonic Red

BMW vazhdon festimet për 100 vjetorin e saj, kësaj radhe sjell modelin i8 që do të prodhohet në numër shumë të kufizuar për tregun e Japonisë.

Auto & Tek

31/05/2016 10:08

BMW i8 Celebration Edition

BMW është duke festuar dhe ka sjell modelin i8 Protonic Red, kompania do të prodhoj vetëm 20 makina të këtij modeli, njofton Lajmi.net

BMW i8 Celebration Edition

Brendia është mjaft sportive e cila ka ulëse të qepura në të kuqe, ajo po ashtu ka disa vende me fiber karboni si dhe një lëkur speciale Mat.

BMW i8 Celebration Edition

Raportohet që makinës i është dhënë fuqia nga një powertrain plug-in hibrid, që përfshin një motor me tre cilindra 1.5-litra TwinPower Turbo, i mbështetur edhe nga një motor elektrik dhe një litium-jon paketë e baterisë.

BMW i8 Celebration Edition

Puna e tyre e kombinuar ofron një fuqi maksimale dhe së bashku prodhojnë  357 kuaj fuqi (263 kilovat), këta dy motor e bëjnë këtë makinë shumë të shpejt ku nga 0 deri në 100km/h arrin për  4.2 sekonda, ndërsa shpejtësia më e lartë arrin në 250 km/h (155 mph), transmeton Lajmi.net

BMW i8 Celebration Edition

BMW ka plane për të prodhuar vetëm 20 makina i8 , ku secili mban një çmim prej 197,945 dollar.

/Lajmi.net