BMW i8 pajiset me valixhe Louis Vuitton

Ky set është pjesë e një bashkëpunimi mes BMWdhe Louis Vuitton. Kjo seri e bagazhit do të jetë në dispozicion sipas kërkesës në disa dyqane të zgjedhura të Louis Vuitton në mbarë botën, duke filluar në prill të vitit 2014. “BMW dhe Louis Vuitton ndajnë një vlerësim të thellë të traditës dhe përkushtimit për të…

Auto & Tek

02/03/2014 15:36

Ky set është pjesë e një bashkëpunimi mes BMWdhe Louis Vuitton.

Kjo seri e bagazhit do të jetë në dispozicion sipas kërkesës në disa dyqane të zgjedhura të Louis Vuitton në mbarë botën, duke filluar në prill të vitit 2014.

“BMW dhe Louis Vuitton ndajnë një vlerësim të thellë të traditës dhe përkushtimit për të vazhduar zhvillimin e mëtejshëm”, tha Adrian van Hooydonk, nën president i BMW group.

“Louis Vuitton ka dëshmuar vetën në klasë dhe estetikë, dhe ky krijim i valixheve është përshtatur shumë mire në serine e re i8 të BMW’s.”

BMW dhe Vuitton janë zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin, duke sjellë klasë dhe stil në vetura.