Blanc: Barcelona superiore në çdo aspekt

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka pranuar se skuadra e tij u dominua nga Barcelona në duelin e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/04/2015 23:57

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka thënë se Barcelona ishte superiore ndaj tyre në duelin e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalan fitoi me rezultat 3:1, dhe Blanc e pranon se u dominuan nga kundërshtari.

“Nuk dua të mbrohem tek lëndimet. Barcelona ishte superiore në çdo pjesë të fushës”, u shpreh ai.

“Pa pronësinë e topit nuk kemi mundur të luajmë si zakonisht. Vetëm kemi vrapuar, vrapuar, vrapuar…”, theksoi Blanc.