BlackBerry do të lansojë modele të reja në Android këtë vit

Këto janë kohë emocionuese për fansat e telefonave BlackBerry.

Auto & Tek

14/03/2016 14:05

Kjo pasiqë BlackBerry e ka konfirmuar se këtë vit, kompania do të lansojë të paktën edhe një telefon të ri të bazuar në sistemin operativ Android të Google, ashtu sikurse BlackBerry Priv.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, John Chen, gjithashtu tha se do të konsiderojë lansimin e një pajisje të dytë Android gjatë vitit 2016.

Chen zbuloi se shitjet e modelit Priv të bazuar në Android kanë qenë aq të fuqishme sa që kompania me të vërtetë është duke bërë plane të reja për prodhimin e modeleve të tjera në Android këtë vit.

Ai tha se do të jetë së paku edhe një telefon tjetër në Android  nga BlackBerry në vitin 2016, por shtoi se një  pajisje e dytë Android është gjithashtu një mundësi.