Beyonce u frymëzua nga Bidaai

Është publikuar në prag të një prej eventeve më të shumëpritura në SHBA, SuperBowl, kënga më e re e Beyonce dhe grupit Coldplay. E ndryshe nga ngjarja ku dyshja pritet të përformojnë më 7 shkurt, që është një traditë tërësisht amerikane, video e klipit të ri të titulluar “Hymn for the Weekend”, ka ngjyrat dhe atmosferën e Lindjes.

ShowBiz

02/02/2016 08:34

I frymëzuar nga India dhe kultura e saj e pasur që nga antikiteti, kjo këngë vjen në një klip plot ngjyra të forta, me statuja dhe monumente që personifikojnë spiritualizimin e këtij kombi, i dyti në botë për nga popullsia.

Beyonce shfaqet si një nga protagontistet e “Bidaait”, ndërkohë që shfaqet veshur me vjeshje tradicionale indiane, në skena që ngjasojnë me ato të Bollywoodit.

Ndërkohë që vokalisti i grupit Coldplay, Chris Martin kalon nga një panormaë në tjetrën, gjatë “Holi Festival” në Indi, duke përcjellë imazhin e një vendi të mbushur me dëshirë për jetën.

Kjo këngë është pjesë e albumit më të fundit “A Head Full of Dreams”, nga grupi britanik.