Berlusconi: Më mirë me Balotellin se me Ibrahimovic

Silvio Berlusconi beson se Milan janë skuadër më e mirë me Mario Balotellin në radhët e tyre se sa që do të mund të ishin nëse do ta transferonin Ibrahimovicin.

Sport

20/09/2015 12:45

Berlusconi e ka thumbuar Zlatan Ibrahimovicin duke thënë se është duke u plakur sikurse ai, transmeton ESPN.

“Ibra dëshironte të vinte, por PSG nuk e lejonin. Ai me të vërtetë shpresonte që mund të vinte në Milan. Oh mirë, ne e kemi Balotellin dhe ai është më i ri. Ibra po plaket, sikur unë”, tha presidenti i Milanit.