Berisha kërkon gol ndaj Buffonit

Sulmuesi Besart Berisha ka kërcënuar portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon se dëshiron t’i shënojë gol në duelin e tyre miqësor kur yjet e A-League do të ndeshen me kampionin e Italisë.

Sport

07/08/2014 10:46

Besart Berisha synon gol ndaj Gianluigi Buffonit në miqësoren mes yjeve të A-League dhe Juventusit, më 10 gusht.

Ylli kosovar mezi pret të luajë kundër kampionit të Italisë dhe të ndeshet me një portier të madh si Buffon.

“Si sulmues, gjithmonë mendoj për portierin e skuadrës kundërshtare. Buffon është legjendë dhe mezi pres të takohem me të. Është portier i mrekullueshëm, sportist dhe xhentëlmen i mirë”, deklaroi Berisha për mediat australiane.

“Isha me fat që shënova kundër Manchester Unitedit vitin e kaluar andaj shpresoj që edhe tani t’i shënoj një prej portierëve më të mirë në botë”, përfundoi ai.

Për kuriozitet, Berisha pritet të udhëheq sulmin së bashku me legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero.