Berisha ia din Zhegrovës: Ndjenjë e madhe të debutosh me gol – Lajmi.net
Berisha ia din Zhegrovës: Ndjenjë e madhe të debutosh me gol
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 23:04, 25 March 2018
Valon Berisha ka thënë se është ndjenjë e madhe të debutosh me gol në përfaqësuese.

Mesfushori 25 vjeçar që la Norvegjinë për Kosovën, kishte debutuar me gol në barazimin 1:1 ndaj Finlandës në shtatorin e vitit 2016.

I ftuar në emisionin ‘Koha Shtesë’ në SuperSport Kosova, Berisha ka deklaruar se është ndjenjë e madhe të debutosh me gol, teksa komentonte debutimin e Zhegrovës ndaj Madagaskarit, ku ky i fundit shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

“Është ndjenjë e madhe, është loja e parë për shtetin tënd, ke dëshirë të japësh më të mirën”, është përgjigjur Valon Berisha në pyetjen se çfarë ndjenje është të debutosh me gol.

“Gëzohem për djaloshin, ka potencial të madh dhe mund t’i ndihmojë shumë Kosovës”./Lajmi.net/

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master