Bergomi zbulon emrin e selektorit të ri të Italisë

FIGC bëhet gati për zyrtarizimin e selektorit të ri.

Sport

28/03/2018 12:55

Giuseppe Bergomi beson se Roberto Mancini do të jetë selektor i ri i Italisë.

FIGC bëhet gati për zyrtarizimin e selektorit të ri dhe ish mbrojtësi italian, Bergomi, beson se Mancini do të angazhohet në drejtim të “Azzurrëve”.

“Në këto momente në Itali nuk mund të ikim nga një emër i madh, e kërkon edhe opinioni publik”, deklaroi Bergomi për “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithçka sillet rreth Mancinit, Ancelottit, Contes ose Ranierit”, u shpreh ai.

“Por, bindja ime është se do të jetë Mancini, selektor i ri i Italisë”, theksoi Bergomi. /Lajmi.net/