Berat, përplaset nga makina dhe përfundon në kanal,vdes 80-vjeçarja (Video)
Një 80 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat - Poliçan ne lagjen Uznove.

Lajme
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes ku Vezire Ozuni po kalonte rrugën për të ikur në shpi ka përfunduar në kanal nga goditja e makinës.
80-vjeçarja menjëherë është transportuar për në spitalin rajonal të Beratit ku ka humbur jetën .
Në vendngjarje ka mbërritur policia ku po kryhen hetimet për shkaqet e aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
