Bëni kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë!

Mashtrimi i radhës në WhatsApp…

Auto & Tek

29/01/2018 22:14

WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdoruara në botë, por shpesh herë është bërë pre e hack-erave.  Mesazhet që vijnë në këtë aplikacion herë pas here mund t’ju prishin terezinë, por disa prej tyre mund të jenë edhe tërësisht të rreme.

Nëse ju kujtohet para disa muajsh në “WhatsApp” vinte një mesazh që abonimi ynë ka mbaruar dhe duhet të paguajmë para për ta riabonuar, e siç duket ky mesazh i rremë është rikthyer sërish.

Ky është mesazhi që po iu dërgohet përdoruesve të WhatsApp, nga i cili duhet pasur kujdes:

“Abonimi juaj ka skaduar. Për të verifikuar llogarinë tuaj dhe për të blerë abonimin tuaj jetësor për vetëm 0,99 paund, thjesht klikoni këtë link”.

Nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje për t’iu mashtruar dhe mos bëni gabim të klikoni në atë link./Medial/