Behrami mbërrin në Hamburg

Ylli kosovar Valon Behrami ka mbërritur në Hamburg për të filluar aventurën e re si futbollist i skuadrës nga Bundesliga, pas largimit nga Napoli.

Sport

01/08/2014 13:31

Valon Behrami ka mbërritur në Hamburg për t’u prezantuar si futbollist i ri i skuadrës nga Bundesliga.

Në një fotografi të publikuar nga mediat gjermane, ylli kosovar shihet i shoqëruar nga një zyrtar i klubit derisa përgatitet të njoftohet më mirë me kushtet e punës në skuadrën e tij të re.

Behrami iu bashkua Hamburgut pas largimit nga Napoli në transferim me vlerë prej 4-5 milionë euro.

Reprezentuesi zviceran ishte përmendur si objektiv i Interit e Atletico Madridit por në fund nënshkroi me Hamburgun.