Behrami kushton shtrenjtë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka theksuar se klubet e interesuara për blerjen e mesfushorit Valon Behrami duhet të paraqesin ofertë të mirë financiare, për të siguruar shërbimet e tij.

Sport

04/06/2014 22:24

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka insistuar se klubet e interesuara për transferimin e Valon Behramit duhet të paraqesin ofertë të mirë financiare, nëse dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e yllit kosovar, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Behrami spekulohet me largim nga San Paolo dhe është përmendur si objektiv i Interit dhe Tottenhamit.

Mirëpo, De Laurentiis ka theksuar se Napoli nuk dot lejojë lehtë largimin e futbollistëve.

“Ne nuk ia mbyllim dyert askujt, jemi gjithmonë të hapur, por nuk i shesim lirë futbollistët tanë dhe do të lejojmë të largohen vetëm në rast të ndonjë oferte të duhur”, deklaroi De Laurentiis për Sport Mediaset.

“Futbollistët tanë kanë vlera të mëdha dhe këtë duhet ta marrin në konsideratë të gjitha ata që janë të interesuar t’i transferojnë”, u shpreh ai.