Befason Reali, kërkon portier

Real Madrid është i interesuare për talentin e Espanyolit, Kiko Casilla, edhe pse gjatë verës transferoi portierin Keylor Navas nga Levante.

Sport

04/10/2014 14:08

Edhe pse ka vazhduar kontratën e tij me Espanyolin deri më 2018, Kiko Casilla vazhdon të jetë objektiv për transferim i Real Madridit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Casilla është portier i ekipit të rinjve të Spanjës, dhe ka filluar të ftohet edhe tek skuadra e parë.

Ai dëshiron të mbetet në Espanyol, së paku kështu ka deklaruar, mirëpo pas përfundimit të këtij sezoni me siguri se do të jetë më shumë i interesuar për një klub më të afirmuar dhe një pagë dukshëm më të madhe.

Iker Casillas është titullar në Real Madrid por flitet se mund të largohet nga klubi në verë.

Keylor Navas erdhi në verë nga Levante, dhe aktualisht është duke luajtur rolin e portierit të dytë.