Befasia e quajtur Shqipëri

Ekipi i De Biasit u mposht nga Portugalia në shtëpi, 0:1, por do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje, me Serbinë dhe Armeninë, ku do ta kërkojë kualifikimin në Evropian.

Sport

11/09/2015 12:22

Portali “sportskeeda.com” e ka bërë një shkrim për Kombëtaren Shqiptare, të cilën e ka futur në mesin e pesë befasive të kualifikimeve për Evropian, përkrah ekipeve si Islanda, Uellsi, Austria dhe Irlanda e Veriut, shkruan Zëri.

“Shqipëria ishte befasi e madhe e këtyre kualifikimeve. Të gjendur në grup me Portugalinë, Danimarkën e Serbinë, Kuqezinjtë pritej vetëm të ishin numër bashkë me Armeninë. Sidoqoftë, ata e bënë njërën prej befasive më të mëdha në ndeshjet kualifikuese, duke e mundur Portugalinë në Aveiro dhe duke barazuar me Danimarkën në të dyja duelet. Ekipi nuk ka ndonjë yll, por luan në mënyrë brilante si ekip i bashkuar. Shqipëria është e treta dhe e ka siguruar një vend në “Play-Off”. Megjithatë, dy fitore në dy ndeshjet e fundit do t’ia mundësonin Shqipërisë pozitën e dytë dhe kualifikimin direkt”, shkruan ky portal.

Gjithnjë sipas këtij portali, performancat e shkëlqyeshme në kualifikimet për “Euro 2016” ia kanë mundësuar Shqipërisë të ngrihet në pozitën e 22-të në renditjen e FIFA-s.

Ekipi i De Biasit u mposht nga Portugalia në shtëpi, 0:1, por do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje, me Serbinë dhe Armeninë, ku do ta kërkojë kualifikimin në Evropian.