Befasia e ditës: Vidal po rikthehet te Juventus

Juventus e dëshiron rikthimin e Arturo Vidalit.

Merkato

14/11/2018 14:03

Arturo Vidal nuk është i lumtur te Barcelona, andaj Juventus e dëshiron rikthimin e tij.

Mesfushori kilian kaloi në verë te katalonasit nga Bayern Munchen, mirëpo që nuk po ka hapësirë, përcjell “lajmi.net”.

Vidal mund të rikthehet në janar te Juventus, aty ku kishte kohën më të artë në karrierë,

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që ta rikthej mesfushorin në skuadër, por vendimi mbetet i kilianit. /Lajmi.net/