Befasi e madhe: Ronaldo ka diçka për Argjentinën

Cristiano Ronaldo nuk ka zili për Argjentinën e Leo Messit dhe këtë ua ka treguar të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale.

Sport

18/04/2018 17:22

Ronaldo së bashku me të dashurën dhe fëmijët tregojnë për mardhëniet e tyre me Argjentinën.

“Babai im është argjentinas dhe nëna ime është nga Murcia, ata shkuan në Buenos Aires me motrën time Ivana (e lindur në Palamos, Girona) për t’u njohur me familjen e babait”, ka thënë Georgina Rodriguez.

“Ata vendosen të qëndronin atje për një kohë dhe unë u linda, pastaj babai im tentoi ta bindte nënën time të jetonin në Argjentinë, por nuk pati sukses. Kur isha njëvjeçare u kthyem në Murcia dhe më pas u zhvendosem në Jaca”, dëgjohet ajo duke thënë në video.

“E dua Argjentinën, njerëzit mendojnë se nuk më pëlqen Argjentina por mua më pëlqen shumë” tha Ronaldo.