Bebi pa duar që ushqehet me këmbë (Video)

Një video e postuar të mërkurën në internet tregon se si një vajzë e vogël e lindur pa duar mëson të hajë me këmbë.

Fun

17/10/2016 16:11

Vasilina përdor gishtat e këmbëve për të kapur pirunin dhe për të çuar ushqimin në gojën e saj.

Videoja është xhiruar nga nëna e saj, Elmira Knutzen, e cila qesh e gëzuar duke parë arritjen e vogëlushes së saj.

Që kur është shpërndarë në Facebook të mërkurën, kjo video është parë rreth 50 milionë herë, është rishpërndarë më shumë se një milion herë dhe ka marrë 300 000 pëlqime.

YouTube player