Bayerni shkatërron Hoffenheimin, gabon prapë Dortmundi

Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë, ndërsa Dortmundi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Freiburgun.

Sport

27/01/2018 17:24

Në kuadër të xhiros së 20-të, Bayerni në ‘Alianz Arena’ ka mposhtur 5:2 Hoffenheimin.

Bavarezët arritën të përmbysin rezultatin, pasi fillimi i ndeshjes i gjeti me disavantazh 0-2.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Dortmundi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Freiburgut në shtëpi, duke luajtur 2:2.

Ky është barazimi i katërt i skuadrës ‘milionere’./Lajmi.net/