Bayerni nuk është në top formë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola pranon se ekipi i tij nuk është në formën më të mirë para ndeshjes me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/04/2014 23:19

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij nuk është në formën ideale para duelit të parë me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez mposhti Braunschëeigun 2:0 duke i dhënë fund serisë negative prej dy humbjeve të njëpasnjëshme në Bundesligë.

Kurse, të mërkurën do të vizitojë Santiago Bernabeun ku e pret Reali.

“Nuk jemi në formën më të mirë për ndeshjen në Bernabeu”, deklaroi Guardiola.

“Për ne nuk ishte lehtë të zhvillojmë këtë ndeshje duke e ditur se e kemi fituar Bundesligën disa xhiro më parë. Nuk ishte lehtë. Në pjesën e dytë e kontrolluam ndeshjen dhe fituam”, shtoi ai.

“Largohem i kënaqur. Por, kundër Realit duhet të ofrojmë lojë më superiore nëse dëshirojmë të kualifikohemi në finalen e Ligës së Kampionëve”, përfundoi Guardiola.