lajmi.net

Bayerni nuk e shet Shaqirin

Gazetari gjerman i televizionit “Sport1”, Mathias Frohnapfel është i bindur se Bayern Munich nuk do ta shesë mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Sport

21/10/2014 16:46

Gazetari gjerman i televizionit “Sport1”, Mathias Frohnapfel ka insistuar se Bayern Munich nuk do ta shesë mesfushorin Xherdan Shaqiri.

Ylli kosovar me nënshtetësi zvicerane është shndërruar si objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane pas minutazhit të kufizuar këtë edicion në ekipin e Pep Guardiolës.

Por, Frohnapfel insiston se gjiganti bavarez nuk e ka ndërmend ta shesë atë.

“Xherdani së fundmi ka dhënë një intervistë për ne në “Sport 1” ku thjesht ka deklaruar se kishte pranuar për momentin vendimin e Bayernit. Nga ajo që duket, ai do t’i bëjë vlerësimet e tij për janar, së bashku me menaxherin, por insistoj se Bayern nuk do ta shesë”, deklaroi Frohnapfel për “Calciomercato.it”. 

Bayerni nuk e shet Shaqirin

Bayern Munichu nuk e ka ndërmend të heq dorë edhe aq lehtë nga Xherdan Shaqiri. Gjiganti bavarez e bleu yllin kosovar gati dy vjet më parë nga Baseli për 12 milionë euro, por futbollisti gjilanas nuk arriti ta fitonte asnjëherë një vend fiks titullari, për shkak të konkurrencës së fortë. Duke përfunduar shpesh në bankinë,…

Sport

25/03/2014 12:00

Bayern Munichu nuk e ka ndërmend të heq dorë edhe aq lehtë nga Xherdan Shaqiri. Gjiganti bavarez e bleu yllin kosovar gati dy vjet më parë nga Baseli për 12 milionë euro, por futbollisti gjilanas nuk arriti ta fitonte asnjëherë një vend fiks titullari, për shkak të konkurrencës së fortë.

Duke përfunduar shpesh në bankinë, 22 vjeçari i ka paralajmëruar drejtuesit e klubit gjerman se mund të largohet gjatë kësaj vere, nëse i arrin ndonjë ofertë e mirë.

Për momentin flitet se gjigantët anglezë, Liverpool dhe Manchester United, por edhe Interi në Itali, ia kanë vënë syrin përfaqësuesit zviceran.

Por, duket se drejtuesit e gjigantit bavarez nuk e kanë ndërmend ta shesin ‘Xhuxhin magjik’.

“Xherdani është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen. Ne nuk po mendojmë për një shitje të tij”, ka siguruar drejtori sportiv i Bayernit, Mattias Sammer.

Ndërkohë, selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka këshilluar Shaqirin të jetë i qetë dhe të qëndrojë në Bayern, duke luftuar për pozitën e tij, para se të mendojë për të lëvizur diku tjetër.

Vëllai i futbollistit, Erdini, së fundmi kishte thënë se Shaqiri është i hapur për oferta, duke bërë që të flitet shumë për të ardhmen e tij.

Mirëpo, Xherdani ndoshta duhet t’i dëgjojë këshillat e mentorit të tij tek Përfaqësuesja, i cili e do të koncentruar dhe në formë, për Botërorin e Brazilit.

“Unë gjithmonë jam në favor të respektimit të kontratës dhe të luftimit për një vend në formacionin bazë. Xherdani aktualisht luan për klubin më të mirë në botë dhe ai i ka aftësitë për ta siguruar një vend në ekipin  e parë. Ai duhet të qëndrojë i qetë”, ka thënë trajneri gjerman për TZ.

Shaqiri, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016, ka realizuar 5 gola nga 15 ndeshje në Bundesligë këtë sezon.

LM