Bayerni ndalet nga Hamburgu

Bayern Munich nuk ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen kundër Hamburgut, pasi është ndalur në barazim pa gola.

Sport

20/09/2014 18:38

Ishte skuadra e Pep Guardiolës ajo e cila e dominoi takimin, por nuk arriti të shënojë fitore kundrejt një Hamburgu i cili ishte mjaft i fortë në mbrojtje.

Në këtë takim startoi Xherdan Shaqiri, por nuk arriti të bëj diçka më shumë, përpos disa kërcënimeve jo shumë serioze në portën e kundërshtarit.

Me këtë barazim skuadra e Bayernit gjindet në kuotën e tetë pikëve në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit të Bundesligës.

Rezultatet e ndeshjeve tjera të zhvilluara në ora 15:30 në Bundesliga:

Augsburg4-2 Werder Bremen
Paderbon 2-0 Hannover
Schalke 2-2 Frankfurt
Stuttgart 0-2 Hoffenheim