Bayerni ka synime të mëdha

Philipp Lahm e ka lënë prapa suksesin me Gjermaninë në Botëror dhe po mendon për ekipin e tij, Bayern Munich, me të cilin synon të fitojë trofe këtë sezon.

Sport

21/07/2014 01:08

Veterani i Bayern Munich, Philipp Lahm thotë se klubi ka synime të mëdha para fillimit të sezonit 2014-15.

Gjiganti bavarez i fitoi katër trofe në sezonin 2013-14 – Superkupën e Evropës, Botërorin e Klubeve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, por dështoi të shkëlqente në Ligën e Kampionëve, njëjtë si një vit më parë.

Tash, pas Botërorit, ku e ngriti lart trofeun, Lahm thotë se është koha për të arritur suksese të reja me Bayernin.

“Pasi t’i kaloi tri javë pushimi, mezi pres të kthehem në Bayern. Ky ekip ka gjithmonë objektiva të rëndësishëm”, deklaroi Lajm për ‘Bild am Sonntag’.