lajmi.net

Bayerni, ekipi më i mirë në botë

Bayern Munichu e ka ekipin më të mirë në botë. Për këtë është i bindur përforcimi më i ri i gjigantit bavarez, Mehdi Benatia, i cili mezi pret ta nis eksperiencën gjermane.

Sport

28/08/2014 16:13

Përforcimi më i ri i Bayern Munichut, Mehdi Benatia beson se kampioni i Bundesligës është ekipi më i mirë në botë.

27 vjeçari nënshkroi për pesë vjet me ekipin nga Allianz Arena të mërkurën, duke e kompletuar transferimin prej 30 milionë eurove nga Roma. Ai mezi pret ta nisë eksperiencën e re.

“Bayerni është ekipi më i mirë në botë. Jam mjaft i lumtur që jam këtu”, deklaroi përfaqësuesi maroken në konferencë për shtyp.

“Mezi pres të luaj në Buindesliga, t’i takoj fansat dhe të shkel në këtë stadium. Dua ta bëj ekipin më të fortë se që është dhe ta bëj më të mirë për ta mbështetur ekipin”, shtoi ai.

Ndërkohë, drejtori sportiv i klubit, Matthias Sammer beson se Benatia është ekzakt futbollisti për të cilin kishte nevojë Pep Guardiola.

Bayerni, ekipi më i mirë në botë

Bayern Munichu është ekipi më i mirë në botë. Për këtë është i bindur trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, sipas së cilit, megjithatë gjiganti bavarez mund të mposhtet.

Sport

01/05/2014 18:12

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp insiston se Bayern Munichu është ende ekipi më i mirë në botë, përkundër eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Gjiganti bavarez i cili e mposhti Dortmundin në finalen e Wembleyt vjet, nuk arriti ta përsëriste suksesin e vitit të kaluar, pasi humbi 5:0 me rezultat të përgjithshëm nga ‘Los Blancos’.

“Bayerni nuk i ka humbur vlerat e tij, përkundër humbjes nga Real Madridi. Për mua, ata janë ende ekipi më i mirë në botë, por që mund të mposhten”, deklaroi Klopp.

LM