Bayerni e vërteton forcën, turpëron Dortmundin

Bayern Munich ka treguar forcën përballë Borussia Dortmundit.

Sport

08/04/2017 20:18

Bavarezët në ‘Alianz Arena’ kanë mposhtur 4:1 Dortmundin në kuadër të xhiros së 28-të të Bundesligës.

Skuadra e Bayernit e nisi mirë takimin, duke shënuar dy gola të shpejtë, me anë të Ribery në minutën e 4-të dhe Lewandowskit në minutën e 10-të.

Dortmundi ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 20-të, kur shënoi Guerreiro.

Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe dy gola. Ishte Robben që në minutën e 49-të shënoi një super-gol për 3:1, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Lewandowski nga penalltia, kur në minutën e 68-të shënoi për 4:1./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy