Bayerni e mund Unitedin, e transferon talentin 16 vjeçar (FOTO)

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e talentit Alex Timossi Andersson.

Sport

27/10/2017 16:42

Kampionët e Bundesligës, kanë arritur marrëveshje për sigurimin e shërbimeve të talentit 16 vjerçar, Alex Timossi Andersson, i cili paraqitet te Helsingborg.

Për të arritur  deri te Timossi, Bayerni ka mposhtur edhe konkurrencën e Manchester Unitedit, që kishin një çështje në muajin shkurt.

16 vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit, do t’i bashkohet Bayerni në korrik të vitit 2019.

Rënia e Helsingborgut një divizion më poshtë në Suedi, ka bërë që shumë të rinjve t’u jepet hapësira në ekipin e parë, njëri prej tyre është edhe Timossi, që tashmë do të bëjë karrierë edhe te gjiganti bavarez./Lajmi.net/